Lajme

Ramush Haradinaj bën horë VV-në, ua publikon emrat e familjarëve të punësuar në institucione publike

Autori: Islam Morina 21:10 | 27 July 2021

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë Kurti për punësimet familjare e partiake, duke zbuluar emrat e tyre në Deabt Plus, shkruan Gazeta Infokus.

“Mbi 28 punësime familjare të qeveritarëve aktual në qeveri, e kam këtu listën që doni ua lë këtu pas emisionit”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq emrat e tyre janë lexuar një nga një nga moderatori i emisionit. Gazeta Infokus, ka raportuar vazhdimisht për punësimet familjare në qeverinë “Kurti 2”.

-Advertisement-

Kujtojmë se VV-ja është ajo që i ka kundërshtuar më së shumti punësimet familjare, ku në një rast ishte vet kryeministri Kurti që kishte thënë se familjarët janë për dasma e jo për punësime në qeveri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera