Lajme

Ramush Haradinaj autorët e aktit të sotëm kriminal të sillen sa më parë para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 26 November 2021

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj ka apeluar te organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorin e këtij veprimi të ulët e kriminal dhe i njëjti të sillet para drejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka falënderuar kreun e Deçanit, prokurorinë, policinë dhe ekipet emergjente për reagimin e tyre të shpejtë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne.

Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre.

Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, ka shkruar Ramush haradinaj në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera