Lajme

Ramush Haradinaj: Albin a don me u kthy? E quan Liburn Aliun mjeshtër për mashtrime

Autori: Islam Morina 21:01 | 15 July 2021

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook, i ka çuar ‘selam’ kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe përkundër ngjarjeve në vend, që nga data 9 korrik po qëndron në Athinë, me pretekstin se atje është zyrtarisht me ftesë të ish kryeministrit grek, shkruan Gazeta Infokus.

Tutje Haradinaj i ka bërë pyetje Kurtit se pse po nënshkruajnë tender për të cilin ka pasur vendim për anulim, duke e quajtur mjeshtër të mashtrimeve me tenderë Liburnin për t’i shpërblyer punëdhënësit e vet.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.
Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.
Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”,, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera