Lajme

Ramush Haradianj takon ambasadorin Ruairi O’Connell(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 June 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradianj është takuar sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Haradinaj ka thënë se e ka siguruar ambasadorin për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Hardainajt mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera