Sport

Ramsey, kontratë të majme me Juventus

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 12 February 2019

Aaron Ramsey ka firmosur një kontratë të majme me Juventus.

Uellsiani që do të transferohet tek kampioni italian më 1 korrik do të fitojë 400 mijë paund në javë, shkruan KosovaPress.

Gjatë 4 viteve sa do të qëndrojë në Torino, lojtari aktual i Arsenalit do të arkëtojë 83 milionë pund.

-Advertisement-

Gjiganti italian njoftoi mbrëmjen e së hënës së Ramsey ka firmosur kontratë 4-vjeçare dhe do t’i bashkohet klubit sapo të skadojë kontrata mes lojtarit dhe Arsenalit.

Ramsey shfrytëzoi rrejtët sociale për të falënderuar të gjithë tifozët e Arsenalit për mbështetjen, ndërsa premtoi se do të japë maksimumin deri në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera