Lajme

Ramosaj për incidentin në Deçan: Hardinaj parandaloi konfliktin mes vëllezërve Rizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 16 June 2018

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar për incidentin e raportuar mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinat dhe vëllait të Beg Rizajt gjatë zbulimit të shtatorës së këtij të fundit. 

Ramosja ka thënë se Haradinaj nuk u përfshi në incident por parandaloj që ai të ndodhë mes vëllezërve Rizaj, shkruan GazetaFokus. 

Më tej në reagimin e Ramosajt thuhet se njëri nga vëllezërit i është drejtuar Haradinajt për dy vëllezërit e tij se nuk kanë të drejtë të zbulojnë shtatoren e Rizajt pasi nuk kanë qenë në luftë. 

-Advertisement-

“Disa nga mediat që ishin prezent për të përcjellë këtë ngjarje  të  zbulimit  të shtatores së Heroit  Beg Rizaj me qellim jo të mirë kanë keq informuar  opinionin  publik për incidentin e ndodhur gjatë zbulimit të shtatores . 

Ka qenë ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës z.Ramush Haradinaj,  ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj  pa krijuar incident  mes   tyre. 

Lexo edhe: Vëllai i Beg Rizajt konflikt me Ramush Haradinajn

Ku njeri nga vëllezërit i drejtohej Haradinajt  për dy vëllezërit e tyre  duke i thëne që nuk kanë qenë  në lufte dhe nuk kanë  të   drejt me zbulu  shtatoren e vëllait të tyre , me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i  thënë ati vetëm ti kë me zbulu  Shtatoren .Njëkohësisht duke ndërhy të dy vëllezërit tjerë që të pajtohen me këtë vendim. Kjo ka qen ngjarja e quajtur incident nga disa media qe kanë qellim në vete.”/GazetaFokus. 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera