Sport

Ramos: Van Dijk, kandidat serioz për të fituar Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 11 September 2019

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë që mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është kandidatë i vërtetë për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar këtë çmim për 10 vjet, derisa vitin e kaluar e fitoi mesfushori, Luka Modriq.

Spanjolli tha se nëse holandezi e fiton kjo do të ishte gjë e mirë, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Nëse Van Dijk e fiton, do të jetë shumë e rëndësishme. Si mbrojtës, është vështirë. Është vështirë, nuk është vetëm Messi dhe Ronaldo, ka mundësi për lojtarët e tjerë. Të bën të mendosh që asnjë lojtar spanjoll nuk e ka fituar. Është çmim individual dhe nuk dihet kush do ta fitojë”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera