Sport

Ramos ‘shpërthen’ kundër mediave angleze: publikon videon ku shihet simulimi i Sterling (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 18 October 2018

Sergio Ramos ka përdorur rrjetin social në Twitter për t’i shmangur akuzat e shumta të mediave Angleze në lidhje me ndërhyrjet e tij gjatë ndeshjes Spanjë 2-3 Angli.

Kapiteni Madrilen ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar ku shihet se ai nuk e prek fare Sterlingun por që Anglezi simulon dhe kërkon të fitojë penallti ndaj Ramos, dicka që nuk e bëri gjyqtarin e ndeshjes të mashtrohet.

”Asgjë tjetër për të thënë.”, është mbishkrimi që i ka shtuar kësaj video kapiteni Ramos. Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera