Sport

Ramos paralajmëron Bale dhe Benzema pas fishkëllimave nga tifozët në Bernabeu (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 29 August 2017

Sergio Ramos ka arsyetuar fishkëllimat e tifozëve ndaj Gareth Bale dhe Karim Benzema pas paraqitjeve jo të mira në ndeshjen ndaj Valencias

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur për ndeshjen e fundit ndaj Valencias dhe fishkëllimat e tifozëve për Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Të dy Bale dhe Benzema kishin paraqitje shumë të dobët në barazimin 2:2 ndaj Valencias, duke shpërdoruar shumë raste.

Ramos i paralajmëron të dy këta futbollist se skena të tilla do të ketë sërish, por kërkon nga ata që të japin maksimumin në çdo ndeshje.

-Advertisement-

“Për shumë vite kanë ndodhur fishkëllima dhe do të ndodhin. Nuk janë të mira, por ju duhet të dini si të jetoni me to”, tha Ramos gjatë një takimi me gazetarë.

“Ju duhet të shkoni në shtëpi me ndërgjegjen e pastër se keni dhënë gjithçka. Pak vëmendje nuk është shumë dhe u duhet të mësoheni të jetoni në atë mënyrë”. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera