Sport

Ramos nuk ndalet, UEFA i jep edhe një çmim tjetër

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 26 March 2019

Sergio Ramos është renditur si lojtari më i mirë i këtij sezoni, sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare.

Ka qenë gazeta spanjolle “Marca” që ka zbuluar se UEFA ka bërë disa llogaritje në bazë të paraqitjeve dhe të dhënave të grumbulluar nga secili lojtar dhe mbrojtësi i Real Madridit ka rezultuar të jetë më lart se të gjithë.

Sipas gazetës spanjolle, Ramos është lojtari që ka bërë më pak gabime dhe faulle, po ashtu ai fitoi pikë nga pasimet e kompletuara dhe ndërhyrjet e pastra.

-Advertisement-

Në vend të dytë u rendit Virgil van Dijk i Holandës, ndërsa në të tretin Haris Seferovic i Zvicrës. Në vend të katërt është Andriy Pyatov i Ukrainës, ndërsa nga Franca është Antoine Greizmann që është renditur në vend të pestë.

Kjo renditje ka shkaktuar shumë polemika, duke parë që Franca ia doli të shpallet kampione bote dhe lojtarët e saj po kalojnë një nivel të jashtëzakonshëm loje, mirëpo sërish në krye qëndron një spanjoll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera