Sport

Ramos nisë negociatat për rinovim të kontratës?

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 26 February 2021

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, kohëve të fundit ka qenë i përfolur në media për një largim të mundshëm nga ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Gazeta inFokus.

Por, gjatë ditës së martë, 34 vjeçari është takuar me presidentin e klubit, Florentino Perez, duke dëshmuar kështu edhe një herë se marrëdheniet mes tyre janë të mira.

Sipas raportimit të mediave të huaja, spanjolli ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

-Advertisement-

Kujtojmë që Ramos, kishte deklaruar se dëshiron ta përfundoj karrierën në Real Madrid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera