Sport

Ramos merr vedimin për të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 November 2020

Sergio Ramos ishte përfolur shumë ditëve të fundit për një largim të mundshëm nga Real Madridi, shkruan Gazeta inFokus.

Por, sipas raportimeve të ‘El Larguero’, mbrojtësi spanjoll ka arritur marrëveshje edhe për dy vite të tjera për të vazhduar me madrilienet.

Kontrata e Ramosit skadon në fund të këtij viti, por sipas mediave ai është dakorduar me ‘Los Blancos’ edhe për dy vite tjera.

-Advertisement-

Ofertat për 34 vjeçarin nuk kanë munguar, si Juventus dhe Paris Saint German, por spanjolli kishte treguar që dëshiron të mbyll karrierën në ‘Santiago Bernabeu’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera