Sport

Ramos “godet” rëndë Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 09 November 2017

Sergio Ramos e ka quajtur Cristiano Ronaldon një “oportunist” pas fjalëve se problemet e Realit kanë ardhur si pasojë e largimit të Moratas, James dhe Pepe.

Ronaldo, i cili ka shënuar vetëm një herë në La Liga këtë sezon, beson se problemet e Realit mund të vijnë nga merkato verore, por Ramos këmbëngul se është një sqarim shumë i thjeshtë.

“Nuk jam dakord me Cristiano,” tha ai për Cadena SER. “Mendoj se është një opinion oportunist.

-Advertisement-

“Kur fituam dy Super Kupa [UEFA Super Cup dhe Supercopa de Espana], askush nuk humbi askënd. “Do të veja më shumë theksin tek lëndimet. Ekipi është më i fortë kur jemi të gjithë së bashku.

‘Skuadra ka ndryshuar, sigurisht, por disa kontribuojnë disa gjëra dhe të tjerët kanë një rol tjetër’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera