Sport

Ramos flet për rivalitetin me lojtarët e Barces në La Liga dhe bashkëpunimin e tyre me Spanjën

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 17 November 2020

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka treguar për rivalitetin që kishin lojtarët e Realit dhe të Barcelonës mes vete, por gjithçka ishte ndryshe në grumbullim me kombëtaren e Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

Në dokumentarin e publikuar për triumfin e Spanjës në botërorin mbajtur në  Afrikën Jugore, Ramos ka treguar që ata ishin përleshur mes vete para këtij kompeticioni.

“Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit sapo e kishin bërë njëri-tjetrin copa-copa.

-Advertisement-

Kishte shumë lojtarë të dy klubeve në ekipin kombëtar, por mospajtimet tona duhej të ishin dytësore. Vicente del Bosque bëri punë të madhe për të na bashkuar, duke na bërë ta kuptonim se ne duhej t’i ndanim problemet e klubit nga zemra e ekipit kombëtar”, ka thënë 34 vjeçari.

Kujtojmë që rivaliteti mes dy klubeve si dhe tifozëve të tyre është shumë i madh, duke i bërë kështu përballjet mes tyre edhe me interesante./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera