Sport

Ramon: Ky është numri i golave që Ronaldo do t’i shënojë në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 14 July 2018
Ramon Calderon beson se Real Madrid ka bërë gabim të madh me shitjen e Cristiano Ronaldos.
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se klubi nga La Liga ka bërë gabim të madh me shitjen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez u largua nga “Los Blancos” duke nënshkruar me Juventusin. Calderon beson se Ronaldo do të paraqitet me shumë sukses në Serie A.

“Me shumë tituj të fituar dhe më tepër se 50 gola shtesë, Juventus mund ta synojë seriozisht Ligën e Kampionëve. Ata kanë marrë një shembull perfekt të futbollistit, sidomos për të rinjtë”, deklaroi Calderon.

“Shifra e paguar prej mbi 100 milionë euro është e vogël për një futbollist si Ronaldo. Juventus ka përfituar shumë, Agnelli është treguar i madh. Kush tjetër i garanton 50 gola si Ronaldo? Mendoni sa kanë kushtuar Neymar, Mbappe e Coutinho. Ronaldo është superior ndaj secilit prej tyre”, theksoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera