Lajme

Ramiz Lladrovci “përdorë” reperin Don Xhoni për ta fituar Drenasin

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 10 November 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetarë të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për ta fituar komunën ku aktualisht është kryetar, po e përdor edhe reperin i mirënjohur nga Drenica Don Xhoni.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka postuar një foto me Don Xhonin, duke i vënë mbishkrimin se çdo herë do të jenë bashkë për Drenasin, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka paralajmëruar se bashkëpunimi i tyre do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”, ku Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për Mërgatën.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Me Don Xhonin, si çdo herë, bashkë për Drenasin!

Vitin e ardhshëm, bashkëpunimi ynë do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”. Sërish Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.

Miqësia jonë ka shumë të përbashkëta, vazhdojmë! Faleminderit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera