Lajme

Ramiz Lladrovci për Agim Bahtirin, “Dro i përzihen kabllat për vizionin e misionin pse ka shkuar!”

Autori: Halil Berisha 16:17 | 24 August 2019

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ironizuar me kolegun e tij, kryetarin e qytetit të Mitrovicës.

Derisa, ka publikuar një fotografi të Agim Bahtirit, i cili ka aderuar nga AKR në Vetëvendosje, ku Bahtiri shihet teksa është në shoqëri shumë të mirë me krerët e PDK-së.

Në fakt është duke i shtrënguar dorën shefit të PDK-së, Kadri Veselit.
E këtu, Lladrovci edhe ka ironizuar me Bahtirin.

-Advertisement-

” Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka. Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera