Lajme

Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Muja për vdekjen tragjike te policit

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 30 April 2022

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovic, i ka shprehur ngushëllime familjes Muja për vdekjen e policit Xhemajl Muja, i cili dyshohet se ra në një bunar.

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas, Xhemajl Muja. Ngushëllimet me të sinqerta familjes Muja për humbjen e Xhemajlit”, është shprehur Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se polici Xhemajl Muja ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 114, ndërsa që nga pasluftës ishte pjesë e policisë në Drenas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera