Lajme

Ramiz Lladrovci: Ndjenjë e papërsëritshme momenti i themelimit të PDK-së

Autori: Islam Morina 17:48 | 22 June 2021

Sot u publikua një foto ku në mesin e disa prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës ishte edhe Ramiz Lladrovci, si njëri ndër figurat themeltare të këtij subjekti politik.

E momentin e themelimit të PDK-së, Lladrovci, e ka quajtur si moment të veçantë, emocionues e ndjenjë të papërsëritshme. Ai ka kujtuar se momenti i themelimit ishte rast për të takuar bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, intelektualë, studentë e qytetarë nga e gjithë Kosova, shkruan Gazeta Infokus.

“Momentin e kujtoj si shumë të veçantë dhe emocionues, sepse, ishte rast të takonim bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët, qytetarët pa dallim, e në veçanti intelektualët që i bashkoheshin një subjekti të ri politik, që buronte nga forca e Drejtorisë Politike, veprimtarëve dhe atdhetarëve të paepur ndër dekada, e deri te rinia studentore dhe qytetarët pa dallim në tërë Kosovën. Ndjenjë e papërsëritshme”, ka thënë Ramiz Lladorovci për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

I pyetur se a ka ndryshuar PDK-ja nga koha kur u themelua Lladrovci ka thënë se ka ndryshime tash 20 vjet pas, duke treguar se shtetndërtimi ishte fokus i subjektit të tij dhe se këtë e ka dëshmuar pavarësia e Kosovës dhe projektet tjera madhore, e që sipas tij nuk janë promovuar sa duhet.

“Po, ka ndryshime 20 vjet pas. Vizioni i shtetformimit e shtetndërtimit ishin fokusi i organizimit tonë politik. Kjo u dëshmua me pavarësinë si dhe projektet madhore për qytetarët kur PDK u bë forca kryesore politike. Ato suksese janë të prekshme, por, të pa promovuara sa duhet, në të gjitha fushat. Sot, procesi euro-atlantik dhe vlerat evropiane janë prioritet i shtetit, fuqizimi i shtetësisë dhe demokracisë në vend, mirëqenie dhe barazi për të gjithë”, tha Lladrovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera