Lajme

Ramiz Lladrovci i reagon Kurtit: Kryeministër, lufta ka përfunduar me fitoren tonë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 18 September 2022

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë për mediat e huaja përmendi mundësinë e luftës, deklaratë që ngjalli reagime të shumta.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se greva në arsim që duhet të jetë prioritet po mjegullohet me retorikën e luftës.

Ai i thotë Kurtit se llufta ka përfunduar me fitoren tonë dhe si vend jemi çliruar dhe kemi ndërtuar institucione shtetërore të sigurisë, të drejtësisë.

-Advertisement-

Postimi i tij:

Java e tretë pa mësim…ky prioritet po mjegullohet me retorikën e luftës!

Retorika e luftës, Kryeministër, përcillet me rreziqet që bart fillimi i psikozës së luftës, por te një pjesë shfaqet edhe me panik. Kujt i duhet paniku?

Informacionet, nëse i disponon një kryeministër dhe shpalos nëpër media ndërkombëtare, janë të lidhura me detyrën, me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të kryeministrit. Por, publikimi i informacioneve të klasifikuara, përbëjnë vepër penale.

Energjia, greva e mësimdhënësve, çmimet dhe inflacioni, papunësia, ikja e të rinjve nga shteti, mungesa e investimeve dhe projekteve kapitale, mungesa e perspektivës, investitorëve dhe investimeve strategjike, janë prioritete.

Kryeministër, lufta ka përfunduar me fitoren tonë, jemi çliruar, kemi institucione shtetërore të sigurisë, të drejtësisë, këtë e kanë arritur gratë dhe burrat para jush. Të gjitha i kemi arritur në bashkëpunim me aleatët tanë. Këto i kemi arritur me përkushtim, me sakrificë dhe shumë mund.

Gjetja e zgjidhjes për grevën e mësimdhënësve është prioritet. Nesër nxënësit duhet ta fillojnë mësimin, është java e tretë që presin këtë ditë. Ky prioritet nuk do mjegulluar me retorikë për luftën!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera