Lajme

Ramiz Lladrovci flet nga QKUK: Mos e neglizhoni këtë virus, se të çon poshtë

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 13 August 2020

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar shërim të shpejtë Nexhmi Rudarit, pasi ky i fundit u konfirmua me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Lladrovci i cili është në përfundim të kalimit të virusit, ka thënë se nuk e ka përjetuar fort lehtë.

“Nexhmi, ishalla e kalon sa me lehte. Te lutem mos e neglizhose to qon oshte. Une e neglizhova ppo ke tuje ma lujte…! Sherim te shpejt sjoku!”, ka shkruar Lladrovci në postimin e Rudarit ku ai tregon se është prekur nga virusi.

-Advertisement-

Lladrovci njihet për gjuhën e tij të papërshtatshme në publik.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tash e disa ditë është shtruar në spital dhe po vazhdon ende trajtimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera