Ramiz Lladrovci e emëron anëtarin e VV-së zëdhënës komune, Ajazi e ka një pyetje për Memli Krasniqin
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 06 December 2021
Kryetarit të “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi, i është forcuar bindja se ka pasur të drejtë kur ka thënë se Ramiz Lladrovci nuk e përfaqëson PDK-në.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ajazi tha se për Lladrovcin rëndësi kanë vetëm ata që e kritikojnë dhe e shajnë PDK-në, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas tij, Lladrovci po prezantohet me të njëjtën fytyrë si pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, edhe në rastin e emërimit si zëdhënës i Kuvendin Komunal të Drenasit, kandidati për Asamble nga radhët e LVV-së Avdyl Mziu, i cili ishte në garë zgjedhore në zgjedhjet e 17 tetorit.
Arsyetimet e Ajazit janë se, Lladrovci duhet të deklarohet se është pjesë e PDK-së, pasi siç po shihet nga veprimet e tij po del se ka një koalicion të mshëftë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kam disa teza për sqarim, e para, ndoshta ky zotëriu në fjalë edhe mund ti plotësoj kriteret profesionale për të qenë zëdhënës i Komunës së Drenasit, por së pari le të deklarohet se a është tani pjesë e PDK-së, e dyta, siq po shihet nga veprimet e Ramizit, po del që ky paska pas koalicion të msheftë me Lëvizjen Vetëvendosje në Drenas dhe tani po i rehaton në pozicione sipas marrëveshjes”, ka shkruar Ajazi në postimin e tij.
Si dhe si arsyetim të tretë Ajazi ka parashtruar një pyetje për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e pyetur se si e vlerëson këtë situatë, kur Drenasi qeveriset nga PDK dhe njeriu i parë që komunikon me median dhe publikun është Kandidati për Asamble nga Lëvizja Vetëvendosje?!
Sipas tij po anashkalohen në tërësi aktivistët e PDK-së, dhe po iu ofrohen kuadro partive opozitare që të prezantohen si vlera, pasi që të tjerët po qeverisën në emër të tyre.
“Ky është shpërblimi dhe nderi që po ju bënë Ramizi qoftë strukturave lokale, qoftë atyre qëndrore të cilët me javë të tëra qëndruan në Drenas derisa e nxorrën fitues Ramizin!”, ka shkruar Ajazi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Një grua ndërron jetë në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet
Një grua ka vdekur në spitalin e Gjakovës, gjatë së martës. Vdekja e saj ...
-
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Isni Kilajt që të shkoj për pushime në Shqipëri
Gjykata Speciale ia ka refuzuar Isni Kilajt një kërkesë që ta vizitoj Shqipër...
-
Vuçiqi takohet me Lajçaku në ShBA, e informon për masat serbe për “mbrojtjen e serbëve” në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të B...
-
Vdes radiologu Halit Ymeri, Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bëre se ka vdekur Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri, ra...
-
Haradinaj: Shprehja që përdori Hovenier e pazakontë, tregon dhimbjen për rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova
Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Hardinaj, ka reaguar lidhur me një...
-
Konjufca pret në takim ambasadoren e re të Holandës, detaje se çka diskutuan
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e re ...
-
Bajrami i kërkon përballje televizive ministrit Murati: Zgjedhe TV-në, zgjedhe kohën, unë jam gati
Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reagu...
-
Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjeti...
-
Rukiqi e quan Muratin “propagandues kronik”: Çmimi i bukës është rritë për 50 për qind, i sheqerit për 80 për qind
Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati në li...
-
Guvernatori i BQK-së thotë se sistemi financiar është stabil
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se sistemi ...
-
SBASHK-u kërkon mbështetjen e AAK-së dhe PDK-së për skemat pensionale
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës njofton se me qëllim që ...
-
Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrelli e Lajçaku s’i bien bilbilit kur ka shkelje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është...