Lajme

Ramiz LLadrovci e bën “Skënderbeun ” me kompjuter

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 18 October 2019

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Ministrin në detyrë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e kabinetit të informatikës për Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë në faqen zyrtare të komunës së Drenasit, shkruan gazeta inFokus.

Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Kryetarit Lladrovci dhe Ministrit Shala, Gjimnazi në Drenas do të pajiset me kabinet të informatikës, me qëllim të promovimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë për nxënësit.

-Advertisement-

“Kryetari Lladrovci ka falënderuar Ministrin Shala për mbështetjen financiare në fushën e informatikës, derisa ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tutje me qëllim të pajisjes së të gjitha shkollave me kabinet të informatikës. Ndërsa, edhe Ministri Shala e falënderoi Kryetarin Lladrovci për pritjen dhe gatishmërinë për realizimin e këtij projekti. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kabineti i gjimnazit në Drenas, do të pajiset me 25 kompjuter, 25 tavolina, 25 karrige, 2  3D printera, 50 set i mikrokontrollerave me senzorë, 2 smartboards, si dhe 19 laptopa, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera