Lajme

Ramiz Lladrovci: Duhet të jesh kokrra e budallës për të dyshuar se Drenasi është në vend të parë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 17 September 2020

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po mburret me të madhe për sukseset e komunës së tij.

Bile Lladrovci me shprehje interesante e të rralla për një politikan po akuzon ata që e vënë në dyshin se Drenasi është në vend të parë, shkruan Gazeta Infokus.

Lladrovci këta persona po i quan “kokrra e budalles”.

-Advertisement-

“E di se ju dhemb, megjithatë,  jemi të parët në Kosovë!

Duhet të jesh kokrra e budallës për të kontestuar vendin e parë të komunës së Drenasit në Kosovë, për performancë,

apo ta kontestosh vlerësimet e tërë vitit të performancës nga institucioni më kredibil për pushtetin lokal,

apo ta kontestosh vlerësimin e performancës nga tri ambasada të respektuara për performancën e Drenasit.

Duhet të jesh kokrra e axhamisë të kontestosh marrjen e 803,977.35 eurove në konkurrencë e garë tepër të fortë me 38 komunat tjera,

Duhet të jesh fort i mashtruar të kontestosh vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve vendore e ndërkombëtare për sukseset e Komunës së Drenasit.

Këtë mund e bën vetëm dikush që kryen punën e argatit të mashtruar,

Këtë mund e bën dikush që në këto katër vjet nuk ka arrit të mashtroj, as të vjedh, as të bëj manipulime në komunën e Drenasit,

Këtë e bën dikush që nuk e di se çka është fakti, nuk e di çka është performanca”, ka shkruar Lladrovci.

Këtë e ka bërë pasi thotë që Drenasi është e para për performancë për vitim 2019, shkruan Gazeta Infokus.

“Qytetarëve ju duhen fonde për projektet infrastrukturore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Ne me vendin e parë i kemi fituar 803.977,35 euro dhe Projektin e Bankës Botërore për aftësimin e të rinjve të komunës tonë.

Sa jam unë kryetar në Drenas, paligjshmëria nuk kalon!

Sa jam unë kryetar në Drenas, hajnat nuk do ta menaxhojnë komunën as pronat e saj!

Sepse unë e kam mandatin të punoj për qytetarin, pa ndërmjetës që spekulojnë me lojra të ndyra, me shantazhe, korrupsion dhe protekcionizëm. Sepse, ata axhami që ende nuk e dinë, unë jam Ramiz Lladrovci, deri sot kam qenë dhe mbetem i pathyeshëm.

Sa jam unë kryetar, qytetarët e komunës së Drenasit do ta prekin dhe shohin në vepër zbatimin e ligjit, por nuk lejoj kurrë të jetë komunë e përkulur as e nënçmuar nga askush e as nga ndonjë komandant zone, pavarësisht nga vjen.

Sepse, unë jam Ramiz Lladrovci, kryetar i zgjedhur nga vota qytetare, jo nga spekulantët e mashtruesit. Kam marrë besimin e PDK-së për t’i pri komunës dhe këtë e arsyetoj me performancën e shkëlqyer çdo vit, duke qenë edhe kampion për 2019.

Ne vazhdojmë të punojmë, asgjë nuk mund të na ndal në këtë rrugë!”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera