Lajme

Ramiz Lladrovci akuzohet se bleu produkte serbe

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 16 December 2018

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci po akuzohet se po përdor produkte serbe për nevoja të Komunës.

Nëpërmjet Facebookut, ish-asambleisti i kësaj komune Xhavit Drenori ka paralajmëruar debat për këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit nga asambleistët nga radhët e Vizionit për Drenasin.

Sipas Drenorit, Për ngrohje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, Komuna e Drenasit ka blerë pelet nga Serbia.

-Advertisement-

Ndaj produkteve serbe dhe boshnjake muajin e kaluar Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera