Lajme

Ramiz Lladrovci e kujton vëllanë, homazhe në 21 vjetorin e rënjës së, Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 20 September 2019

Të dielen në Drenas do të shënohet 21 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Për dy heronjët dhe të rënët e tjerë në këtë ditë, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin kryesor të qytetit do të vendosen buqeta lulesh, e pastaj homazhet do të vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetari i Komunës së Drenasit, që është vëllau i Fehmi Lladrovcit, Ramiz Lladrovci do të marrë pjesë në këtë organizim. /Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të dielën shënohet 21 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë në këtë ditë

Më rastin e shënimit të 21 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë ne këtë ditë, me datën 22.09.2019 (e diele) duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe dhe do të vendosen buqeta lulesh, pastaj homazhet vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij do të marrin pjesë në shënimin e 21 vjetorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera