Lajme

Ramiz Kelmendi viziton komunën e Hanit të Elezit/Foto

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 25 April 2017

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi komunën e Hanit të Elezit, ku u prit nga kryetari, Rufki Suma me bashkëpunëtorë. Zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu kënaqësinë që po viziton këtë komunë, e cila udhëhiqet nga një kryetar i pavarur.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se është biseduar për shumë çështje, por në veçanti për çështjen e pronave të APJ-së të cilat tani janë bërë pronë shtetërore.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, zëvendëskryeministri Kelmendi u takua edhe me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune, me të cilët bisedoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike, fiskalizimin e bizneseve, si dhe për Pakon Fiskale 2, e cila shumë shpejtë do të kalojë në Qeverinë e Kosovës dhe do të jetë një rilindje për bizneset në përgjithësi dhe ekonominë prodhuese në veçanti.

-Advertisement-

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për të gjitha punët dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo komunë, si dhe për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë kohëve të fundit. Kryetari Suma falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kelmendi vizitoi Fabrikën për prodhimin e çimentos “Sharrcem” dhe Fabrikën e Stiroporit “KOSOVAPLAST-B”, në të cilat u njoftua nga afër me punët dhe aktivitetet që po zhvillojnë këto kompani. Zëvendëskryeministri Kelmendi me këtë rast shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë përkrahje për të gjitha bizneset prodhuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera