Ramiz Kelmendi porosi biznesmenëve: Në vitin 2024 mos ofroni paga më poshtë se 700 euro

Autori: Gazeta inFokus
23:40 | 14 December 2022
Sipërmarrësi Ramiz Kelmendi thotë se për punëtorët është rritur kostoja e jetesës përfshirë edhe ajo e udhëtimit.
Ai ka thënë se bisedat e vazhdueshme për pritjen e vizës po e ulin efikasitetin në punë.
“Të gjithë biznesmenët përfshirë edhe mua, në vitin 2024 nuk duhet të hyjnë me pagë nën 700 euro. Ky është një realitet i dëshiruar që ne biznesmenët duhet të gjejmë që të rinjtë të mos largohen”, ka deklaruar Kelmendi në rtv Dukagjini.
Afaristi thotë se punëtorët që po presin viza nuk dëshirojnë të avancohen tutje duke dëmtuar edhe veten edhe kompaninë ku punon.
Kelmendi thotë se shumë prej ministrave janë profesorë universitarë dhe sipas tij ata kanë faj që nuk kanë nisur iniciativa për ndërlidhjen e tregut të punës me profesionin.
Ai thotë se shteti në Kosovë nuk i mbështetë as moralisht bizneset, për dallim nga shtetet tjera të rajonin.
“Unë jam pronar i një biznesi që paguaj me miliarda tatime dhe më duhet të prej radhë në aeroport, por një dizajnere e modës nuk pret fare sepse ka pasaportë diplomatike. Të gjithë në biznesmenët nuk duhet të presim në radhë sepse koha për ne është shumë e kushtueshme. Jo pse ne jemi mbi të tjerët, por pritja jonë ka shumë më tepër kosto se e qytetarëve të thjeshtë”, ka deklaruar Kelmendi, transmeton Telegrafi.

Të tjera
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...