Lajme

Ramiz Kelmendi i “fut” hundët edhe në shëndetësi| Tregon si mund të zhduket koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 23 September 2020

Ndonëse është i njohur si biznesmen, Ramiz Kelemendi si duket merre veshë goxha mirë edhe nga shëndetësia.

Së fundit Kelemendi ka dhënë edhe leksione se si mund të zhduket koronavirusi, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij ky virusi nuk ka një valë të dyte, mirëpo krejtësisht varet nga masat e Qeverisë, e kujdesi i qytetarëve.

-Advertisement-

“Covid 19 nuk ka valë 1, 2, 3 e tutje! Kjo sepse vet virusi është Pandemi e përhershme – valore dhe sillet si i tillë. Sa herë zbehen masat, zvogëlohet kujdesi dhe virusi rritet dhe shtrihet me metoda eksponenciale.Virusi zgjatë deri sa të kemi personin e fundit të infektuar dhe qytetarët që e rrethojnë me pa-kujdes. Ekzistojnë mënyra që të fitojmë këtë betejë!”, ka shkruar Kelmendi.

Bizismeni kosovar ka dhënë edhe këshillat e tij se si mund të zhduket ky virus.

Zbulimi i vaksinës dhe vaksinimi i tërë popullatës, vazhdimi i masave, ngritja e masave me rigoroze, vazhdimi i dsitancës janë disa nga pikat që i ka paraqitur ai.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Ramiz Kelemdit./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera