Lajme

Ramiz Kelmendi e voton Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 21 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka ndryshuar qëndrimin për Demarkacionin. Ai sot thënë do të votojë pro, transmeton Infokusi.com

‘Jam në mes të një dileme të madhe.  Nëse jam në shumë se 80 vota do të abstenoj por nëse janë më pak do ta votojë sepse nuk dua të jem pengese e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë gjithashtu se gazi lotsjellës që u hodh në sallën e Kuvendit na ndikuar negativisht në shëndetin e tij.

-Advertisement-

‘Gazi që u hodh në Kuvend ndikoj në shëndetit tim’, ka thënë ai.

Kujtojmë që Kelmendi nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të së martës për arsye shëndetësore ndërsa gjatë tërë ditës ka deklaruar se është kundër demarkacionit dhe nuk do ta votojë atë.

Për pak minuta pritët të filloj seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të ratifikohet marrëveshja për shënjimin e kufirit mes Kosovës dh Malit të Zi.

Kjo seanca gjatë ditës së sotme ka dështuar të mbahet dy here radhazi për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera