Kulturë

Ramë Lahaj rikthen në skenë “Rrjedh në këngë e ligjërime” (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 17 February 2019

Tenori kosovar me botërore, Ramë Lahaj, për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka realizuar këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Ky është projekti i parë i Lahajt si Ambasador i Kulturës, të cilin ia kushton Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Këngës së Vaqe Zelës, të ripërpunuar, në të cilën është ndërhyrë edhe në tekst, i është realizuar edhe videoklipi.

-Advertisement-

“Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufijve dhe shumë të rinj që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte një mesazh shprese. Përndryshe me FSK-ën ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri themi “Mos na e prekni kufirin”, ka shkruar Lahaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera