Lajme

Ramadani: Vendimi i KPM-së për Artmotion i drejtë

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 24 September 2018

Anëtari i Komisionit të Pavarur për Media nga radhët e VV-së, , Valon Ramadani i ka quajtur të papranueshme deklarimet e anëtarit nga radhët e NISMA-së, Milaim Zekës.

Ramadani në mbledhjen e komisionit ka thënë se është antikushtetuese të transmetohet një loje e futbollit e cila mirre5t nga Radio Televizioni i Serbisë, shkruan gazeta inFokus.

“Ajo çfarë tha Milazim Zeka është e pa pranueshme me i thanë një agjencioni të pavarur. Antikushtetuese është me u transmetu një lojë e futbollit e cila mirret nga Radio Televizionit të Serbisë. “, ka thënë Ramadani.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka thënën se vendimi i KPM-së është i drejtë.

“Mendoj se KPM ka marr vendim të mirë pasi është masë e përkohshme. Kur të përgjigjet UEFA, KPM mundet me ndryshu vendimin”, ka thënë ai.

Ndryshe Zeka në mbledhjen e sotme të komisionit i ka quajtur budalla anëtarët e KMP-së.
“Arsyeja përse unë e kam mbrojt Artmotion ka qenë mos me pagu qeveria e Kosovës nëpër gjykata të arbitrazhit vetëm se ju ka tek një budalla në KPM-së me qu dorën me ndërpre kontratën e Artmotion”, ka thënë Zeka./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera