Lajme

Ramadani, Sveçlës: Nënshtroju verifikimit të sigurisë, duhet të dihet kush je ti

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 25 July 2024

Përgjigjet e kundërpërgjigjet mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e të ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, lidhur me të shtënat ndaj ministrit, nuk kanë të ndalur. Pas një reagimi të Sveçlës, sërish ka reaguar Ramadani.

Ramadani duke ironizuar me siç thotë frymën “patriotike e amanetin e Xhelal Sveçlës”, ka theksuar se asnjëherë se ka përdorur pozitën e tij si kryeinspektor, duke thënë se gjithmonë ka punuar sipas ligjit.

“Dëgjo Xhelal, është me rëndësi që: Puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falenderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime. Çfarëdo ndërlidhje që tenton ta bësh, është jo vetëm e pabazë, por edhe e ndyrë në esencë!”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Ramadani ka thënë se Sveçla kurrë nuk ka njoftuar nëse i është nënshtruar verifikimit të sigurisë.

“Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit! Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time! Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë!
Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë! Ti duhesh!”, ka thënë Ramadani derisa si kërkoi t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë.

“Nënshtroju Verifikimit të Sigurisë, sepse shteti duhet të të Verifikojë. Duhet të dihet kush je ti!
Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj!”.

Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, ka potencuar ai.

Pak orë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi pas pretendimeve të ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, se u sulmua me kallashnikov në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla e ka mohuar se është sulmuar ndonjëherë në veri të vendit.

Tutje Sveçla është bërë pak dramatik në statusin e tij, duke thënë se lutet që në rast të ndonjë sulmi ndaj tij, të mos e pësojnë njerëzit përreth.

Në reagimin e tij ai thotë se nuk frikësohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera