Sport

Ramadani sqaron ‘knock doën’ ndaj Ferizajt dhe përplasjen me Konen!

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 17 April 2019

Feronikeli është rikthyer te fitorja pas disfatës befasuese nga Ferizaj, shkruan Gazeta inFokus.

Industrialistët kanë shënuar fitore si mysafir të Ballkanit me rezultat 2-1, në duelin parë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i Niklit, Zekirja Ramadani deklaroi:

-Advertisement-

E kam thënë edhe më herët që ky ekip ka karakter. Pas ‘knock doën’ që pësuam ndaj Ferizajt në fundjavë, këta djem bënë një ndeshje shumë të mirë deri në pranimin e golit. Gjithsesi se mbetem i kënaqur me fitoren 2-1 dhe ndonjëherë ky rezultat është më i mirë se 2-0, për shkak se skuadra do vazhdojë të qëndrojë e mobilizuar deri në arritjen e objektivit”, deklaroi Zekirija Ramadani për ‘Super Sport Kosova’.

Tekniku shkupjan gjithashtu foli edhe për tensionin që pati me Hamed Konen gjatë momentit të zëvendësimit.

“Janë gjëra që ndodhin në çdo klub. Pata një diskutim me Konen, pasi që i kam thënë edhe më herët që kampionati në Kosovë nuk bën të nënvlerësohet dhe pa vrapuar nuk mund të fitosh. Mbetet për ta parë analizën e lojës dhe ti qartësojmë disa gjëra”, mbylli Ramadani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera