Ramadani: SHBA tashmë e emërton zyrtarisht si Para-Militar, grupin e serbëve që sul*uan më 24 shtator në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 09 February 2024
Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbrëmë e tha qartë në KS të OKB-së, ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme Para-Militare serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës.
“Kanë kaluar katër muaj nga ky sulm dhe Serbia ende nuk ka kërkuar llogari nga ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në të vërtetë, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi.”, tha ambasadorja amerikane në OKB.
Klasifikimi i një sulmi, një grupi apo autorëve është punë jashtëzakonisht e rëndësishme. I tillë është edhe klasifikimi i këtij grupi si PARA-MILITAR.
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) thotë se SHBA tashmë e emërton zyrtarisht si Para-Militar grupin e serbëve që sulmuan më 24 shtator në Banjskë.
Sipas Ramadanit, grupi Para-Militar mund të bëjë akte terroriste, siç ishte ky në Banjskë, por jo domosdoshmërisht në raste tjera.
“Por, edhe kur nuk bën akte terroriste, klasifikimi i një grupi si Grup Para-Militar është stad tepër i rëndësishëm, që ndërlidh Grupin me shtetin përkatës, në këtë rast Serbinë”.
Kjo sepse sipas Ramadanit, grup Para-Ushtarak nuk mund të ketë dikush që nuk ka Ushtri, por vetëm ai (shtet) që përdorë Grupin Para-Ushtarak si zëvendësim të përdorimit të Ushtrisë. Qoftë në sulme, qoftë në kontroll të terroritoreve, qoftë në misione tjera.
“Pra, institucionalisht është më e rëndësishme klasifikimi si Grup Para-Ushtarak sesa si Grup Terrorist (këtë të dytën disa këndejpari e bëjnë vazhdimisht)! Ndërsa, tek cilësimi i Milan Radojiciqit si “udhëheqës i vetëshpallur”, kjo është pika më interesante e kësaj pjese. Thjesht, nënkupton që SHBA nuk e merr si të mirëqenë apo si të padiskutueshme udhëheqjen e grupit nga Radojiqi. Pra, ti mund të thuash “unë e bëra”, por duhet hetuar “kush është ai që të urdhëroi”, pra “kush është udhëheqësi i vërtetë i Grupit Para-Ushtarak?”, thotë ai.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja, humbëse në respektin për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...