Sport

Ramadani pas fitores së Prishtinës: Objektivi ynë është të shpallemi kampion

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 06 March 2021

Prishtina arriti fitore të rëndësishme ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë, shhkruan Gazeta inFokus.

Në duelin që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndeshja u mbyll me rezultat 2-0, në favor të Prishtinës.

Menjëherë pas ndeshjes për Art Sport u prononçua trajneri i kryeqytetasve, Zekirija Ramadani.

-Advertisement-

“Ne kemi qenë të gatshëm që nga fillimi i kampionatit, objektivi jonë ka qenë titulli kampion. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të shohim deri në xhiron e fundit. I uroj lojtarët për angazhimin, ishte një fitore e madhe ndaj Llapit që është në formë të mirë, shpresoj te mos kemi lëndime deri ne fund”, është shprehur tekniku shkupjan.

Pas kësaj fitore Prishtina renditet e dyta në tabelë me 47 pikë, vetëm një pikë larg vendit të parë të çilin e mban Ballkani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera