Lajme

Ramadani: Nëse i doni të afërmit respektojini masat

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 31 July 2020

Kryeministri Avdulluah Hoti ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për t’u informuar nga afër me gjendjen e pandemisë me Covid-19.

Drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani, pas vizitës së kryeministrit, u bëri edhe njëherë apel qytetarëve të Kosovës që të zbatojnë masat e vendosura nga IKSHP dhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se janë të lehta për tu zbatuar, por se efekti i tyre është i madh në luftimin e pandemisë.

“Të gjitha duhet të zbatohen nga çdokush prej nesh, në çdo cep të Kosovës nga çdo  qytetar sepse janë masa aq të thjeshta dhe aq të lehta për tu zbatuar të cilat janë bartja  e masës, mbajtja e distancë dhe higjiena personale, dhe të cilat masa, aq të thjeshta dhe të lehta për tu zbatuar janë masa që shpejtojnë lehtë e Pra nëse i duam të afërmit, familjet dhe qytetarët e këtij vendi, atëherë nga mbetet që çdo individ i këtij vendi duhet ti përmbahen këtyre masave, sepse janë aktualisht e vetmja masë ë COVID-19 që mbron jetë dhe ul lakoren epidemiologjike, qetëson situatën shkarkon shërbimet spitalore dhe mbron jetën e njerëzve“, tha Ramadani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera