Ramadani: Ndërkombëtarët s’duhet të heshtin ndaj kërcënimeve të çmendura të Vulinit
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 04 March 2019
Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin, i cili tha se “Ushtria e Kosovës do të jetë aty nëse Ushtria e Serbisë vjen te kufiri”.
“Vulini i çoroditur paska vazhduar kërcënimet ndaj Kosovës dhe fyerjet e rënda ndaj Kryeministrit Haradinaj. Është çoroditur ai, sepse po synon që të harrohet se ushtria e policia serbe kanë tentuar gjenocid dhe kanë bërë spastrim etnik kundër popullit të Kosovës. Kanë vrarë mbi 10 mijë njerëz, dhunuar rreth 20 mijë gra, djegur e shkatërruar mbi 400 mijë shtëpi, kanë përzënë mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova”, ka shkruar ai.
Vulini dje tha se “Terroristi i pa dënuar Haradinaj dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. E di Haradinaj se Vuçiqi nuk frikohet ashtu siç e di se përpjekja e tij eventuale për hyrje me ushtri në veri të Kosovës do të përfundonte me disfatë dhe me ikje të plotë”.
Ramadi, në një postim në Facebook thotë “Por, Vulini dhe shokët e tij përgjigjen e kanë marrë me kohë”.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë ndaj këtyre kërcënimeve të çmendura. Nuk e di nëse e kanë dhënë deklaratën e fundit nga Serbia apo nga Rusia? Ku jeton saktë Vulini?”, përfundon Ramadani.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...