Sport

Ramadani flet për përforcimet e Feronikelit, ja për kë është i interesuar ai

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 25 May 2019

Pas triumfit në kampionat e Kupë, Feronikeli tashmë ka nisur të mendojë për prezantim sa më të mirë në Champions League, por edhe në edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar.

Kësisoj, skuadra nga Drenasi pritet t’i kryejë disa përforcime. Por, paraprakisht trajneri Zekirija Ramadani është i interesuar që të vazhdojë me futbollistët aktualë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Kam këmbëngulur për ta ruajtur boshtin e ekipit. Natyrisht do të bejmë një ekip konkurruese edhe për Evropë”, deklaroi Ramadani.

-Advertisement-

Feronikeli deri më tash ka shprehur interesim për disa futbollistë si Blend Baftiu, Endrit Krasniqi dhe Hamdi Namani.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera