Lajme

Ramadani: Faza e dytë e COVID19 mund edhe të mos shfaqet, por ne jemi të gatshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 25 May 2020

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në konferencën për media të organizuar nga MSH në krye me ministrin në detyrë, Arben Vitia, foli rreth masave të reja lehtësuese, por edhe gjendjes momentale me pandeminë COVID19, transmeton Indeksonline.

“Situata më duket më e qëndrueshme se ditëve më parë, duke pas parasysh se çdo herë keni pyetur se kur është rreziku më e madh. E keni parë që lakorja, ne kemi kalu në etapë të lakores së sheshtë që mesi i epidemisë ka qenë muaji prill.

Kjo na ka bërë të mundur, që falë qytetarëve që më shumë mund e peripeci e kanë bërë të mundur që kjo lakore të mbetet e sheshtë.

-Advertisement-

Them se duke e mbajtë këtë situatë ne kemi shpëtu jetë të njerëzve që do të maten në ditë në vijim, me numër minimal të rasteve”, ka thënë Ramadani.

Ai shtoi tutje se këto përkufizime kanë pas efektin e duhur dhe kanë shpëtu jetë, përkundër shumë njerëzve që s’e besojnë pasi që s’i njohin.

“Kjo ka bërë të mundur që t’i tejkalojmë këto vështirësi, por jemi në përfundim të lakores, në rënie që e ka një bisht epidemik që akoma do të zgjas disa javë, apo disa muaj.

Në bazë të masave që i kemi ndërmarr kjo fazë mund të mos shfaqet apo të shfaqet me intensitet të ulët.

Ne jemi të gatshëm që prapë të ruajmë vitalitetin e popullatës, në shfaqjen eventuale të rasteve”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera