Lajme

Ramabaja thërret popullin në protestë: Jo Asociacion, nesër të gjithë në shesh

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 30 January 2023

Opinionisti Sadri Ramabaja vazhdon të komentojë zhvillimet e fundit politike në vend, e ku kryefjalë është Asociacioni.

Ramabaja, që njihet si mbështetës i pushtetit ka ftuar edhe për një protestë anti Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se imponimi i Asociacionit është një kronikë e luftës së re shqiptaro-serbe.

-Advertisement-

“Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00 – të gjithë në SHESH!”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera