Lajme

Ramabaja i LVV-së për analizën e AShAK: Një prej eseve më të mira politike

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 23 December 2022

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar analizën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili tekst ka ngjallur shumë reagime në publik.

Por, Ramabajës i ka pëlqyer, duke e vlerësuar lart, si “një prej eseve më të mira politike të publikuara së fundmi”.

“Dokumenti i publikuar nga Akademia, që duket se ka për autor shkrimtarin Mehmet Kraja, është një prej eseve më të mira politike të publikuara së fundmi tek ne. Për këtë ese nuk mund të flasin element pa kredibilitet shkencor dhe me ngarkesa të theksuara ideologjike,” shkruan Ramabaja.

-Advertisement-

Ai, madje ka shkruar edhe për debatin në studio të Pressingut ku ai vetë është analist, por edhe në opinion publik.

“Eseja në fjalë, që në titull [“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”] paralajmron se i dedikohet faktorit të jashtëm. Rrjedhimisht do të ishte e pritshme dhe e logjikshme të kishim reagime mbi të gjitha nga Beogradi, madje edhe nga Ankaraja … Por zhurmë, shumë zhurmë pati edhe në këtë agorën moderne ndër ne [TV e rrjete sociale]; injorancës nuk i mbyllet dot goja.” – shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera