Lajme

Rama: Zhvillim të turizmit dhe ulje të informalitetit

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 03 June 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të shtunën me operatorët turistikë të qytetit të Përmetit, me ç’rast tha se me uljen e taksës për turizmin në 6% shpreson në zhvillimin e këtij sektori dhe në uljen e ndjeshme të informalitetit.

Operatorët turistikë të pranishëm i shprehën kryeministrit problematikat e tyre, por edhe ndryshimin që ka ndodhur në këtë zonë falë rilindjes urbane, gjë që ka sjellë rritje të turizmit. Teksa theksuan ato këtë vit presim dyndje turistësh.

“Fluksi i turistëve vjen duke u rritur përditë dhe tani është problemi që nuk ka më kapacitete pritëse. Tani është moment që ju t’i ndërthurni iniciativat që keni ndërmarrë, duke rritur kapacitetet. Pra nëse unë vij për rafting dhe ai është i ndërlidhur me punishten e verës, harta e mundësive është më e madhe, duke sjell një kompaktësim të rëndësishëm të një numri vizitorësh mesatar që duhet garantuar”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera