Lajme

Rama tregon se a do ketë sërish ministra nga Kosova në qeverinë e tij

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 30 April 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak ditë pasi i fitoi zgjedhjet dhe e konfirmoi mandatin e tretë, ka folur për planet e tij qeverisëse.

Ai është pyetur edhe nëse gjatë mandatit të tretë do të emërojë ministra nga Kosova siç kishte bërë në të kaluarën.

“Nuk është qëllim në vetvete”, tha Rama shkurt në Opinion të TV Klan.

-Advertisement-

Kujtojmë që Rama kishte emëruar dy kosovarë ministra të kabinetit të tij, Besa Shahinin dhe Gent Cakajn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera