Rama tregon arsyet pse qeveria u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 30 September 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se fasha e energjisë elektrike për 800 kilovat në orë nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor, sikurse ka vendosur Enti Rregullator i Shqipërisë.
Përmes një videoje në Facebook, Rama tha se ky lajm është pozitiv, ndërkohë që iu bëri thirrje qytetarëve që ta kursejnë sa më shumë energjinë.
“Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie. Unë dhe kjo qeveri jemi këtu jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë, por dhe për të mos lënë asgjë pa bërë që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte dhe inflacionit që ka sjellë, të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që jemi zhvilluar mbrëmë. Në 1 shtator kur vendosëm fashën, kërkesa për energji nga KESH-i ishte rreth 17 mijë, sot është 11 mijë kilovat/orë. Kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç’është sot dhe në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave dhe rol të rëndësishëm ka fillimi i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Ditët e fundit kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim rrjedhje të tjera në fund të 10-ditëshit të parë të tetorit. Bazuar në këto kushte, ne vendosëm që kalimi i fashës 800 kilovat të mos hyjë në fuqi në muajin tetor. Ndërkohë të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë”, tha Rama.
“Në këtë ulje të ndjeshme, ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm, ka edhe fillimi i dukshëm i një qasjeje pozitive të abonentëve familjarë, për ta kursyer energjinë. Në këto kushte, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800kw, të mos hyjë në fuqi në 1 tetor”, theksoi ai./Tvklan.al
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...