Lajme

Rama tregon a ka biseduar me Vuçiqin për situatën në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar nëse ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për situatën në veri pas fillimit të zbatimit për reciprocitetin në targa.

Rama ka thënë se ka biseduar me të por nuk ka negociuar për situatën në veri sepse sipas tij nuk ka arsye për këtë pasi që e drejta është në krahun e Kosovës ashtu si është Shqipëria dhe edhe ndërkombëtarët.

“Kam pasur bisedë me presidentin apo si po i referohen kosovarët për mua në rrjete sociale me vëllain nga Beogradi. Mirëpo nuk kam negociuar për asgjë. Sepse këtu nuk ka asgjë për të negociuar këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. E drejta është shumë e qartë. Ne jemi në krahë të Kosovës ashtu siç janë i gjithë krahu ndërkombëtar./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera