Rama: T’i japim fund ‘bosnjëzimit’ të shtetit
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 02 June 2017
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Gjirokastra për bosnjezim të shtetit. Ai shpjegoi dhe njëherë shprehjen e tij “në timon”, duke thënë se shteti “nuk është strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për t’ju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak”.
“Po ju them që kjo simbolikë është shumë e thjeshtë dhe besoj e kuptueshme për të gjithë. Nëse je në timon ke të gjithë përgjegjësinë dhe nëse je i detyruar të mbash të tjerë në prehër që të mbajnë dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet patjetër por vështirësia për të ecur shpejt drejt pa kthesa pa ndalesa pa tronditje, pa pengesa, është shumë e kufizuar.
Unë dua që t’i japim fund edhe një aspekti që mbetet një problem i madh për ju, është aspekti i bosnjezimit të shtetit. Bosnja është shtet federal me republika më vete. Dhe administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive.
Kemi bërë shumë për të bërë shtet, po shtetin që duam nuk e kemi bërë akoma. Që të bëjmë shtet tamam ne duhet të kemi të gjithë administratën shtetërore në funksion të njerëzve dhe jo në funkison të partive. Nuk mundet dot më të vazhdojmë duke i thënë atij që është i shkolluar, ka diplomën dhe eksperiencën dhe meriton t’i shërbejë atdheut në shtet, t’i themi se aty ku synon ti sundon një parti tjetër.
Nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mund të bëhet shteti një strehë vorfnore që rrogat e shtetit të përdoren për t’ju dhënë njerëzve bukë në këmbim të aktivitetit partiak. Kjo është e pamundur. Shqiptarët nuk mund të ndahen më në copa”, tha Rama.
Ai tha se synon që rritja ekonomike të jetë 5%, për të patur impakt të drejt për drejtë në ekonominë e familjes.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...