Lajme

Rama thumbon keq demokratët: Çadra jepet me qera…/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 19 May 2017

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sot është zgjuar pa çadrën e opozitës e cila bashkë me demokratët bëri qëndresë për 90 ditë rrjesht.

Pavarësisht marrëveshjes PS-PD për t’i dhënë fund bojkotit e për të marrë pjesë në zgjedhje, Rama nuk i ka kursyer thumbat për demokratët.

Mëngjesin e sotëm ai e ka uruar me “rikthimin e jetës normale sot me hapjen e bulevardit”.

-Advertisement-

“Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit,” shkruan Rama në Facebook.

Bashkangjitur shkrimit, ai poston një foto me një tendë ku shkruhet:

“Jepet çadër me qera, për vente dasma e protesta. Tre muaj e përdorur, në gjendje të mirë teknike, full options, biles me pamje nga Kryeministria”- shkruan Edi Rama në Facebook. /albeu.com/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera