Rama thotë se Kurti “në një farë mënyre” u pajtua që t’ua kthejë komunave të hyrat vetanake
Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 17 May 2023
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se në takimin koordinues e mbajtur të hënën ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave, në njëfarë mënyre janë dakorduar që të hyrat vetanake të i’u kthehen komunave.
Ai tha se të hyrat vetanake me ligj i takojnë komunave që t’i përdorin në të mirë të qytetarëve dhe se ato nuk mund që të tjetërsohen.
Madje ai thotë se do ta luftojnë çdo tentim që mjetet të u merren, duke shtuar se kjo formë është jo ligjore.
“Mendoj që të hyrat vetanake me ligj faktikisht i takojnë komunave, pra të hyrat vetanake të kryeqytetit janë të kryeqytetit janë të qytetarëve të kryeqytetit edhe nuk munden që të tjetërsohen ato. Çdo tentim normal që është jo ligjor edhe ne do ta luftojmë çdo tentim. Patëm një takim të mirëfillte edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave ku edhe në një farë mënyre u dakorduan që të hyrat vetanake të i’u kthehen, të lejohen për përdorim për projekte të cilat janë duke pritur për të mirën e kryeqytetit”.
“Shpresoj që kjo çështje do të marr fund për të mirën e qytetarëve dhe të gjitha komunave po shpresoj për brenda javës do t’i kemi ato të hyra vetanake që t’i përdorim për projekte të shumta të cilat i pret kryeqyteti edhe qytetarët këtu. Jam optimist që këtë çështje e kemi zgjedhur”, tha ai.
Ai shtoi se për këtë çështje Asociacioni i Komunave të Kosovës, i është drejtuar Qeverisë më një letër, duke pohuar që pritet që të lehtësohet procesi i bartjes së mjeteve të komunave, raporton EO.
“Tash e kanë kërkuar një letër të cilën unë personalisht, ne si kryeqytet i kemi dërguar para dy javësh tash po e kërkojnë një letër tjetër prej Asociacionit të Komunave të Kosovës, edhe atë e kemi dërguar, i kemi kërkuar Asociacionit që ta dërgojë. Besoj që do të shlirohet procesi i bartjes së mjeteve te komunat përkatëse”, tha ai.
Me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023 Qeveria ka paraparë që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...