Rama thotë se Albin Kurtin e ka mik më shumë se Haradinajn, tregon arsyet pse
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 12 October 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se homologun e tij, Albin Kurtin e ka më shumë mik se kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.
Rama tha se nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem me Kurtin, por që kanë mospërputhje mendimesh, shkruan Insajderi.
“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam patur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar“, ka thënë kryeministri Rama.
Tutje, Rama tha se me kryetarin e AAK’së kanë pasur krisje në raportin e tyre, derisa tregoi edhe arsyet pse ka ndodhur kjo.
“Gjithashtu fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.
E dini si është puna, Ramush Haradinaj siç do komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë, dhe si çdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambient privat dhe prap të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze të kohës të Maoce dunit duke u future në rreth si tradhtar i kombit“, u shpreh Rama.
Të tjera
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...